LOJTARI I YLLIT
Harmon, MVP i ndeshjes Ylli-Borea
28 February, 2018 @23:13
Basketbollisti amerikan i Golden Eagle Yllit, Michael Harmon, ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes së dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku ekipi i tij mposhti Borean e Pejës me dhjetë pikë dallim, 106-96.
Harmon ka qenë në fushë të lojës për 40 minuta, pa pushim. Ai ka shënuar 35 pikë për ekipin e tij, 6 asistime dhe ka pasur dy topa të vjedhur në përballje.
Amerikani ka pasur edhe përqindje të mirë nga gjuajtet për tre pikë, ku ka shënuar shtatë herë nga 12 tentime, duke luajtur me 58% saktësi.
Efiçenca e Harmonit në këtë ndeshje ka qenë +36, ndërsa pas tij në këtë listë janë renditur Marvin Smith (KB Golden Eagle Ylli, me 26 pikë, 9 kërcime, 3 asistime për 40 minuta lojë - efiçenca +35) dhe C. J. Carter (KB Borea, me 20 pikë, nëntë asistime dhe 5 kërcime, për 31 minuta lojë - efiçenca +26).