FINAL 8: YLLI - BOREA
Ylli ‘ndriçon’ në fund, arrin Final Four-in
28 February, 2018 @22:13
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sonte mes Yllit nikoqir dhe Boreas në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll.
Të dyja skuadrat zhvilluan paraqitje mjaft të mira, ndërsa diferenca në rezultat u bë në çerekun e fundit, me vendasit që falë përvojës më të madhe dhe disa individëve të caktuar arritën të ishin më të përqëndruar dhe e mbyllën duelin me fitore 106-96.
Më të dalluarit në këtë fitore të Yllit sonte ishin Michael Harmon me 35 pikë, 6 asistime, 2 vjedhje të topit e 1 kërcim dhe Marvin Smith me 26 pikë, 9 kërcime, 4 bllokada e 3 asistime, kurse te mysafirët nga Peja u veçua CJ Carter me 20 pikë, 9 asistime, 5 kërcime e 1 vjedhje të topit.
Pas Rahovecit, Ylli është skuadra e dytë që arrin Final Four-in sivjet, ndërsa dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste do të kuptohen nesër mbrëma.