SEMIFINALS: YLLI-PRISHTINA
Vëllezërit Rugova dhe Edo, çojnë Prishtinën në finale
2 March, 2018 @22:12
Finalja e radhës për Sigal Prishtinën. Edhepse dëshira e madhe e vendasve dhe angazhimi i pashoq i tyre bëri gjithçka deri në fund të ndeshjes, përvoja e madhe e kapitenit Edmond Azemi dhe vëllezërve Rugova ka bërë të veten.
Sigal Prishtina të dielën do të kërkojë të mbrojë trofeun e Kupës ndaj Bashkimit të Prizrenit.
Fisnik Rugova ka shënuar 26 pikë në fitoren e Sigal Prishtinës dhe ka shtuar 8 kërcime në llogarinë e tij. Graniti 21 pikë e 7 asistime, ndërsa Edoja 18 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.
Te Ylli, Marvin Smith ishte më efikasi me 18 pikë, ndërsa Michael Harmon me 14 dhe Dragan Sekelja me po aq, nuk kanë arritur të shtyejnë për pak ëndrrën e madhe të ekipit organizator, për të arritur finalen e Kupës.
Në fund, Sigal Prishtina triumfoi me gjashtë pikë dallim, derisa minuta e fundit e ndeshjes u përcoll me taktizime dhe luftë për çdo top, që nuk ndërroi fituesin.