SPURS - LAKERS
Lakers befason San Antonion
4 March, 2018 @11:25
Los Angeles Lakers arriti ta mposht San Antonio Spursin me rezultat 116-112 në AT&T Center.
Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich gjatë ndeshjes krijuan epërsi prej 17 pikëve, por skuadra e Lakersave nuk u dorëzua.
Sidomos në çerekun e fundit të ndeshjes, Lakers e kërkoi më shumë fitoren dhe e mposhti kundërshtarin.
Julius Randle ishte koshashënuesi më i mirë me 25 pikë, derisa performancë të mirë tregoi edhe Lonzo Ball me 18 pikë, 11 asistime e 7 kërcime.
Në anën tjetër te San Antonio, po vërehet dukshëm mungesa e yllit Kawhi Leonard, i cili për shkak të lëndimit po mungon në skuadër, ndërsa më i dalluari ishte Pau Gasol, që luajti ndaj ish-skuadrës së tij me 19 pikë, 10 kërcime e 8 asistime.
Kjo ishte fitorja e pestë rresht për Lakersin, që me ngulm janë duke kërkuar Play Offin, derisa San Antonio aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë, ku nuk kishte ndodhur një gjë e tillë në vitet e fundit.