PRISHTINA - DUKAGJINI
Prishtina lidere me një ndeshje më pak
20 September, 2024 @18:26
Ndeshja hapëse e xhiros 6 në Superligë, ka përfunduar me fitoren e Prishtinës kundër Dukagjinit me rezultat 3-0 [Albin Krasniqi 20’,48’, Rigon Lluguqi 69’].
Albin Krasniqi shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20’, pas asistimit të Ramiz Bytyqit.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, përsëri shënoi Albin Krasniqi dhe e dyfishoi rezultatin, derisa asistues ishte Ardian Muja.
Golin e tretë shënoi Rigon Llugiqi, 3 minuta pas zëvendësimit (69’), pas asistimit të Drilon Islamit.
Prishtina tani me një ndeshje më pak gjendet në krye të tabelës me 10 pikë, sikurse Ballkani, Suhareka e Malisheva. Në anën tjetër Dukagjini me 6 pikë gjendet në pozitën e shtatë.
Në xhiron tjetër Prishtina do të përballet me Gjilanin, kurse Dukagjini me Dritën.