BARDHEKALTËRIT
Prishtina me tre miqësore në Bullgari
18 September, 2015 @18:37
Skuadra kampione e Ligës Ballkanike dhe e Superligës së Kosovës, Sigal Prishtina, do të udhëtojë për në Bullgari ku do t’i zhvillojë tre ndeshje miqësore me skuadrat bullgare, njofton faqja zyrtare e klubit.
Bardhekaltërit sot kanë pasur edhe seancën e fundit stërvitore në qytetin e Ohrit, ku janë duke qëndruar tashmë e disa ditë, ndërsa nesër do të fillojë nisja për në kryeqytetin bullgar, Sofje.
Atje Prishtina do të përballet me skuadrat Levski 2014, Lukoil Academic dhe Rilski Sportist, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për stinorin e ri.