PRIZRENI - PRISHTINA
Prishtina ndalë serinë e fitoreve të liderit
30 January, 2021 @16:53
Sigal Prishtina e mposhti Ponte Prizrenin me rezultat 66-74.
Skuadra e Prishtinës e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë, ku e ngriti epërsinë në 12 pikë, por Prizreni i rikthye menjëherë dhe e ngushtoi epërsinë.
Në humbjen e Prizrenit ndikoi edhe lëndimi i lojtarit Divine Myles, i cili luajti vetëm 12 minuta, derisa këtë e shfrytëzoi Prishtina më së miri dhe e mposhti kundërshtarin në fund.
Tevin Mack ishte më i miri te Prishtina me 23 pikë, kurse u dalluan edhe Meriton Ismajli me 15 pikë dhe Seth Leday me 14 pikë të tjera.
Në anën tjetër Xavier Cannefax luajti me 22 pikë dhe Arti Hajdari me 13 pikë të tjera.
Prishtina e regjistroi fitoren e gjashtë të stinorit, krahas 13 humbjeve që i ka, kurse Prizreni me këtë humbje mund ta rrezikojë kryesimin në tabelë, nëse fiton Peja apo Ylli në këtë xhiro.