Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKFINALJA 2: PRIZRENI-PRISHTINA

Prishtina në gjysmëfinale, eliminon mbrojtësin e trofeut!

Fotot: FBK

Prishtina në gjysmëfinale, eliminon mbrojtësin e trofeut!


7 December, 2022 @22:10

Prishtina ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur ekipin prizrenas Ponte Prizreni me rezultat 77-88 [15-20, 16-32, 20-18, 26-18].

KB Prizreni ka qenë fitues i fundit i trofeut të Superkupës së Kosovës, por nuk arriti ta mbrojë atë, duke u eliminuar që në fillim të turneut.

Prishtina dominoi plotësisht në pjesën e parë dhe përkundër se bardhezinjtë mysafirë bënë diçka më shumë në pjesë të dytë, ishte e pamjaftueshme që të shkrinin epërsinë e pjesës së parë dhe kështu pësuan.

Dachon Burke @ Prizreni

Derrick Wilson me 22 pikë, 5 kërcime e 2 asistime ka qenë ndër më të dalluarit te Prishtina, ndërsa Lejson Zeqiri dha 14 pikë e 3 asistime në proces. Lojë të mirë tregoi edhe Rrezart Memedi që shënoi 10 pikë.

Ndërkaq Dardan Berisha luajti me 7 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime, derisa shuti për tre pikë nuk i funksionoi sonte, duke shutuar 1/10!

Te Prizreni mundi i madh i Dachon Burke doli të jetë i pamjaftueshëm. Ish-lojtari i Prishtinës shënoi 31 pikë, 6 kërcime e 5 asistime në ndeshje, ndërsa 17 të tjera i dha Wayne Arnold.

Prishtina dominoi nën kosh me Brooks Debisschopin dhe Jetmir Zeqirin, ndërsa në mënyrë ekipore ata kishin afro 20 kërcime më shumë sesa kundërshtari, që ishte njëra ndër arsyet e fitores së lehtë të tyre. Tridhjetë kërcime në total i bëri KB Prizreni, derisa Prishtina i bëri 49!

Në gjysmëfinale, Prishtina do të ndeshet me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës