Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPE CUP

Prishtina, në konferencë të dytë

BOROZANI/Lis Dorambari

Prishtina, në konferencë të dytë


Teksti: FBK

3 August, 2015 @19:08

FIBA  sot edhe zyrtarisht e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në lidhje me më të rejat në lidhje me garën e klubeve të FIBA Evropës.

Në këtë ligë do të marrin pjesë 56 ekipe në edicionin 2015/16.

56 skuadrat do të ndahen në 2 Konferenca që janë bazuar në afërsinë gjeografike, por edhe në numrin e klubeve të regjistruara nga një shtet.

Shorti është përgatitur në bazë të pjesëmarrjes së skuadrave dhe rezultateve në garat evropiane në nivel të nivel të klubeve në disa vitet e fundit si dhe në bazë të renditjes së ekipeve në garat vendore në edicionin e fundit.

Skuadra e vetme kosovare që do të bëjë gara në këtë ligë, Sigal Prishtina është pjesë e Konferencës 2. 

Ndeshjet e kësaj lige do të luhen të martën ose të mërkurën. Datat e sakta të ndeshjeve të edicionit të rregullt do të bëhen të ditura ditën e martë (04.08.2015), kur edhe do të hidhet shorti në Munih të Gjermanisë.

Sistemi i garave do të jetë kështu:  56 klubet do të ndahen në short në 14 grupe nga 4 ekipe.

Secili klub do të luaj me klubin e grupit të tij në ndeshjet brenda dhe jashtë (6 ndeshje për secilën skuadër).

Kjo është sa i përket edicionit të rregullt, pasi në fazën tjetër do të kualifikohen 32 klube të cilat do të ndahen në 8 grupe nga 4 skuadra. Secili ekip do të luaj me ekipet e grupit të tij në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit (6 ndeshje për secilën skuadër).

Ndërkaq në “play-off” do të marrin pjesë 16 klube nga 32, kurse fituesit e 16 klubeve do të kualifikohen për në çerekfinale.

Në Final Four do të kualifikohen fituesit e çerekfinaleve dhe fituesit e tyre për ne finale, ndërsa humbësit për vend të tretë. Final Four-i do të luhet të premten dhe të dielën.

Garat në këtë ligë do të fillojnë më 28 tetor 2015 dhe do të përfundojnë më 1 maj 2016.

Konferenca 2 ku do të garojë Sigal Prishtina përbëhet nga këto skuadra: Tsmoki Minsk (Bjellorusi), Tartu Rock (Estoni), BC Kalev/Cramo (Estoni), PGE Turow Zgorzelec (Poloni), Energia Targu Jiu (Rumani), Turk Telekom Ankara (Turqi), Royal Hali Gaziantep (Turqi), Kataja (Finlandë), KTP - Basket (Finlandë), BC Astana (Kazakistan), BK Ventspils (Letoni), BC Siauliai (Lituani), BC Enisey (Rusi), BC Khimik Yuzhne (Ukrainë), PBC Lukoil Academic (Bullgari), BC Rilski Sportist (Bullgari), AEK Larnaca (Qipro), Etha Engomi (Qipro),Rosa Radom (Poloni), SALASK Wroclaw (Poloni), BC Timisoara (Rumani), Maccabi Rishon Le Zion (Izrael), Utenos Juventus (Lituani), Pieno Zvaigzdes (Lituani), Kumanova 2009 (Maqedoni), MBK Rieker Komarno (Sllovaki), BK Inter Bratislava (Sllovaki).


PREMTIMI I RADHËS

Kaçaniku zyrtarizohet nga Sigal Prishtina

FBK Superliga/Balkan League/International/Transfere

Kaçaniku zyrtarizohet nga Sigal Prishtina

03/08/15 @ 13:01

ARBËR BERISHA

Arbër Berisha nënkampion i Europës

Eurobasket/Sportistë shqiptarë në botë

Arbër Berisha nënkampion i Europës

03/08/15 @ 11:42

MEDIA

Berisha, optimist për Eurobasket

FBK Superliga/Eurobasket/International

Berisha, optimist për Eurobasket

03/08/15 @ 10:22

FIBA EUROPE CUP DRAW

Nesër shorti, Prishtina e ndjek nga afër

FBK Superliga/International

Nesër shorti, Prishtina e ndjek nga afër

03/08/15 @ 08:05

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05


 
Të gjitha lajmet nga