Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRITJE HISTORIKE

Prishtina në PlayOff të ENBL!

Foto: KB Prishtina/ fb

Prishtina në PlayOff të ENBL!


10 February, 2023 @19:08

Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ka siguruar pjesëmarrjen në PlayOff të ligës së re ku po merr pjesë, ENBL. Bardhekaltërit përkundër se nuk patën debutim të mirë aty me rezultatet e veta, falë rezultateve të ekipeve tjera që shkuan në favor të tyre kanë arritur që me bilanc 2-4 të sigurojnë PlayOffin!

Kjo, pasi që Budivelnyku ukrinas mposhti Siauliain sot, 73-88, në ndeshjen e fundit të fazës grupore dhe u bënë tri ekipe me bilanc 2-4, nga të cilat Prishtina bëri bilanc më të mirë në llogaritje të tre skuadrave - për të siguruar vendin në çerekfinale të garës, që në vitin debutues të saj aty.

Kështu, Prishtina tash sipas të gjitha gjasave do të luajë me ekipin Szczecin në çerekfinale të PlayOffit të garës.

Në anën tjetër, gjendja përfundimtare e tabelës në Grupin A të ENBL-së ku mirrte pjesë Prishtina u bë kjo:

1. Start Lublin 5-1
2. Budivelnyk 5-1
3. Zielona Gora 4-2
4. Prishtina 2-4
-
5. Kalev/Cramo 2-4
6. Siauliai 2-4
7. Taltech 1-5.

Tie-breaker: Sigal Prishtina 1-1, +13; Kalev/Cramo 1-1, +3; Šiauliai 1-1, -16.

KB Prishtina


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga