XHIROJA XXVI

Prishtina nesër, të tjerët të dielën
1 April, 2016 @10:26
Sigal Prishtina nesër pasdite do të ndeshet me Kerasan Prishtinën në derbin lokal të kryeqytetit, që shpejt do të mbetet me vetëm një ekip në Superligë.
Pritet një fitore e lehtë dhe e sigurt e Sigal Prishtinës në këtë ndeshje.
Përballjet tjera të kësaj xhiroje janë ato mes Bashkimit e Trepçës në Prizren, që pritet të jetë derbi i vërtetë i kësaj xhiroje.
Ndërsa ngrohtë pritet të jetë edhe në Suharekë ku Ylli pret Pejën.
Mëposhtë shikoni detajet lidhur me ndeshjet e xhiros së XXVI të Superligës, dy xhiro pa përfunduar stinori i rregullt.
XHIROJA XXVI:
E shtunë, Ora 16e30 | Sigal Prishtina - Kerasan Prishtina | Duelet e deritashme: PRI 3-0 KER | Gjyqtarë: Xhavit Beqiri, Fisnik Ramadani, Ngadhnjim Shabani. |
E diel, Ora 18 | Bashkimi - Trepça | Duelet e deritashme: BAS 2-1 TRE | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Astrit Kasapolli, Elion Obërtnica. |
E diel, Ora 19 | Ylli - Peja | Duelet e deriashme: YLL 0-3 PEJ | Gjyqtarë: Atdhe Goçaj, Artan Gashi, Burim Berisha. |
Pushon | Vëllaznimi |