KULMI
Skuadra e Mornarit/ Foto: balkanleague,net
Stinori më i mirë i Mornarit
31 March, 2016 @13:03
Mornar i Tivarit aktualisht është në finale të BIBL ku do të përballet me kampionen e Kosovës dhe të BIBL, Sigal Prishtinën.
Në një vështrim të shkurtër të historisë së ekipit malazez para finales nga Borozani.com shihet qartë se Mornar këtë stinor është duke e përjetuar stinorin më të mirë në këtë garë.
Ata për herë të parë kanë arritur finalen, që pritet të jetë motiv shtesë i ekipit në fjalë në përballje ndaj Sigal Prishtinës.
Prandaj kampionja e Kosovës duhet të ketë kujdes të shtuar ndaj Mornarit në finale.
FINALISTËT SIPAS STINORIT NË BIBL:
Sigal Prishtina | Mornar | ||
2009/10 | nuk ka marrë pjesë | Çerekfinale | |
2010/11 | nuk ka marrë pjesë | Gjysmëfinale | |
2011/12 | nuk ka marrë pjesë | Çerekfinale | |
2012/13 | nuk ka marrë pjesë | Gjysmëfinale | |
2013/14 | Gjysmëfinale | nuk ka marrë pjesë | |
2014/15 | Kampion | faza e dytë grupore | |
2015/16 | Finale | Finale |