FINAL FOUR 2017: TREPÇA - PRISHTINA
Prishtina nuk lejon përmbysje, arrin finalen!
17 February, 2017 @21:47
Pas Pejës, finalistja e dytë e Kupës së Kosovës është Prishtina.
Përkundër përkrahjes maksimale dhe atmosferës fantastike të krijuar në palestrën ‘Minatori’, Trepça nuk arriti ta befasojë kampionin në fuqi të Kosovës. Trepça me epërsi e mbylli vetëm çerekun e parë, çerek i cili u mbyll me epërsinë e ‘xehetarëve’ falë një serie 10-0. Më pas, shkëputja e Prishtinës filloi nga çereku i dytë, ku Prishtina pranoi vetëm 6 pikë dhe shënoi plot 15.
Çereku i tretë ishte i barabartë, mirëpo epërsia e krijuar nga Prishtina pas pjesës së parë, i mundësonte kryeqytetasve rehati dhe akcione të gjata dhe pas 30 minutave, epërsia e Prishtinës ishte +8.
Në çerekun e fundit, Trepça e ngushtoi epërsinë deri në 2 pikë dhe ndeshja ishte shumë dramatike në çastet e fundit, mirëpo më të përqëndruar në çastet vendimtare u treguan kryeqytetasit, të cilët nuk lejuan përmbysje dhe shënuan fitore për t’u kualifikuar në finalen e së dielës.
Më të dalluarit te mitrovicasit sonte ishin Jeremy Wise me 18 pikë, 2 kërcime e 1 asistim, Montrael Scott me 11 pikë e 9 kërcime dhe Samir Zekiqi me 10 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, kurse te Prishtina u dalluan Jabarie Hinds me 16 pikë e 1 kërcim dhe Drilon Hajrizi me double-double prej 10 pikëve, 11 kërcimeve e 1 asistimi.
Sa i përket ‘Plisave’, tifogrupi kryeqytetas arriti me vonesë në palestër dhe vendin e vet në tribuna e zuri në fundin e çerekut të dytë.
Në finale, Prishtina luan ndaj Pejës ditën e diel.
KB TREPÇA
1 | Jeremy Wise (36:22) | 18 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
2 | Montreal Scott (33:50) | 11 pikë | 9 kërcime | - |
3 | Samir Zekiqi (34:37) | 10 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
4 | Eric Stutz (12:09) | 5 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Kiel Turpin (30:06) | 4 pikë | 8 kërcime | - |
6 | Besnik Azemi (32:26) | 2 pikë | 5 kërcime | - |
7 | Agon Selmani (13:13) | - | 1 kërcim | - |
8 | Nikola Ljujic (6:38) | - | - | - |
9 | Burim Zekiqi (0:34) | - | - | - |
KB PRISHTINA
1 | Jabarie Hinds (21:22) | 16 pikë | 1 kërcim | - |
2 | Fuquan Edwin (32:45) | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Drilon Hajrizi (31:17) | 10 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
4 | Nenad Delic (29:29) | 6 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
5 | Edmond Azemi (15:10) | 6 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Fisnik Rugova (27:36) | 4 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
7 | Urim Zenelaj (10:25) | 2 pikë | 3 kërcime | - |
8 | Mike Moser (12:23) | 2 pikë | 3 kërcime | - |
9 | Willie Kemp (18:45) | - | 1 kërcim | 2 asistime |
10 | Granit Rugova (0:43) | - | - | - |