Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD-KAMPIONJA

Prishtina pranon ENBL-në, me një kusht!

Prishtina pranon ENBL-në, me një kusht!


31 August, 2022 @8:30

Liga e re e krijuar e basketbollit, ENBL (Liga e Evropës Veriore) ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e KB Prishtinës dje, përmes një lajmi të lëshuar në web-faqen zyrtare të ligës.

Njëjtë, edhe rekord-kampionia e Kosovës ka bërë të ditur se do të merr pjesë në këtë ligë, ku garojnë ekipe të ndryshme verievropiane, si ato polake, lituaneze, estoneze, ukrainese, letoneze, etj.

Prishtina @ ENBL

Mirëpo, bardhekaltërit pjesëmarrjen në këtë ligë e bëjnë vetëm nëse nuk do të arrijnë që të kalojë fazën kualifikuese të FIBA Europe Cup! Njëjtë ka bërë të ditur edhe ENBL.

“KB Prishtina do t’i bashkohet ENBL-së nëse nuk arrin kualifikimin në fazën grupore të FIBA Europe Cup,” ka shkruar njoftimi i ENBL-së.

Kujtojmë, Prishtina do të duhet t’i kalojë dy kundërshtarë për të arritur fazën grupore të garës, ku ka marrë pjesë edhe më parë (2018/19), duke arritur deri në fazën eliminatore të garës, në TOP 16 ku u ndal nga italianët e famshëm të Vareses, (si vendas: 77-80; si mysafir 100-84).

Prishtina @ FIBA Europe Cup

Së pari pret fituesin e duelit Kalev-Cramo vs. Cedevita më 28 shtator, ndërsa nëse e kalon këtë, atëherë kundërshtari përfundimtar i ekipit bardhekaltër do të jetë fituesi i duelit Kapfenberg Bulls vs. Craiova/CbetJonava.

ENBL ka prezantuar Prishtinën në faqe duke numëruar të gjitha titujt e fituara të rekord-kampiones së Kosovës. Ndërsa ka bërë të ditur gjithashtu se palestra me 3 mijë ulëse e Pallatit të Rinisë në ndeshjet derbi dhe ato ndërkombëtare është përplot e mbushur me shikues.

Ekrem Memnun coaching Prishtina, aug2022

Përndryshe, Prishtina nga përforcimet e bëra këtë verë ka treguar se është duke pritur të thotë fjalën kryesore si në arenën vendore ashtu edhe të jetë mjaft ambicioze në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, bardhekaltërit tashmë në tri vitet e fundit nuk kanë fituar titull kampioni në Kosovë (duke llogaritur edhe vitin e kampionatit të ndërprerë, 2019/20). Titulli i fundit i fituar nga Prishtina ka qenë në vitin 2018/19 kur në finale të PlayOffit kishin fituar Rahovecin, 3-1.


 
Të gjitha lajmet nga