Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23 - QUALIFIERS

Prishtina pret fituesin nga dueli kroato-estonez në rrugëtimin kualifikues

Prishtina pret fituesin nga dueli kroato-estonez në rrugëtimin kualifikues


14 July, 2022 @13:50

Prishtina, që ka emëruar trajner Ekrem Memnunin në muajin e kaluar dhe po pret ringritjen si ekip në sezonin 2022/23 do të takohet me fituesin e duelit kroato-estonez në duelin e parë kualifikues për në fazën grupore të FIBA Europe Cup 22/23.

Fituesi i duelit KalevCramo - Cedevita do të jetë kundërshtar i Prishtinës në rrethin e dytë kualifikues, pasi që bardhekaltërit për dallim nga Trepça hynë në garën kualifikuese nga rrethi i dytë.

Pas kësaj, në rast se Prishtina kalon KalevCramo-Cedevita, atëherë në rrethin e fundit kualifikues ndeshet me fituesin e duelit, KapfenbergBulls (AUT) - Craiova (ROM)/Jonava(LIT).

Fituesi i këtij dueli do të sigurojë fazën grupore të FIBA Europe Cup.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga