Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23 - QUALIFIERS

Trepça ndeshet me gjermanët në rrethin e parë kualifikues

Trepça ndeshet me gjermanët në rrethin e parë kualifikues


14 July, 2022 @13:39

Shorti i FIBA Europe Cup nuk ka qenë i lehtë për nënkampionen e Kosovës KB Trepça. Ekipi mitrovicas që veçse ka nisur të krijojë themelet e ekipit për edicionin 22/23 të basketbollit, në shortin e rrethit të parë të FIBA Europe Cup do të ndeshet me ekipin gjerman Göttingen.

Ndeshjet e rretheve kualifikuese në FIBA Europe Cup, luhen njëherë, pra nuk ka ndeshje kthimi, ndërsa ekipi i Göttingenitdhe Trepçës shpejt do të mësojnë se kush do të jetë vendas në këtë përballje.

Fituesi i duelit ndërmjet Trepçës dhe Göttingenit do të ndeshet në rrethin e dytë kualifikues me Sportingun e Lisbonës.

Pas kësaj, fituesi i duelit Sporting - Trepça/Göttingen luan në rrethin e fundit kualifikues me një ekip që vjen nga dueli Antwerp Giants (BEL) - AEK Larnaca (CYP)/Thor (ISL) për të siguruar kualifikimin në fazë grupore të garës.

Duelet janë paraparë të luhen nga 27 deri më 30 shtator - që do të jetë goxha ngjeshur për ekipet që kërkojnë të sigurojnë fazën kualifikuese.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga