BARDHEKALTËRIT MARRIN AVANTAZHIN
Prishtina rimerr epërsinë ndaj Trepçës
21 April, 2023 @0:20
Prishtina ka fituar ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të PlayOffit të zhvilluar të enjtën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 87-71. Me fitore, Prishtina ka bërë serinë e kësaj gjysmëfinaleje 2-1 dhe tash është një fitore larg kualifikimit në finale të PlayOffit.
Derisa pjesa e madhe e ndeshjes shkoi me avantazh të Prishtinës dhe Trepça nuk arriti t’i kundërpërgjigjet lojës së vendasve as në çerekun e tretë, në të katërtin bardhekaltërit përsëri shtuan epërsinë për të arritur në fund lehtë te fitorja me 87-71 [21-19, 29-22, 17-16, 20-14].
Both Gach me 23 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Prishtinës në këtë ndeshje, ndërsa Derrick Wilson dhe Dustin Thomas standard kanë dhënë nga 16, përkatësisht 15 pikë. ëilson bëri edhe 4 asistime dhe 5 kërcime në fitore. Nga vendorët te Prishtina vetëm Dardan Berisha dha pikë dyshifrore, 11. Dardani shtoi edhe 5 asistime e 6 kërcime në llogari të tij në duelin e tretë të serisë.
Jamal Artis në anën tjetër ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. Ai dha 23 pikë e bëri 8 kërcime për Trepçën, por bashkëlojtarët e tij nuk ishin në nivelin e tij për t’iu kundërpërgjigjur lojës së Prishtinës. Will Daniels luajti me 13 pikë e 8 kërcime, kurse Drilon Hajrizi ishte vendori i vetëm që arriti pikë dyshifrore duke shënuar 10 sosh.
Dueli i radhës, i katërti i serisë luhet në Minatori të Mitrovicës më 23 prill me fillim prej orës 17:15 dhe Trepça duhet të fitojë patjetër ashtu që të shpresojë në finale në ndeshjen e pestë. Por, nëse në ndeshjen e radhës fiton Prishtina, atëherë bardhekaltërit do të bëhen finalistë.