Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELIMINOHET PRISHTINA!

Prishtina s’arrin Final Fourin, eliminohet në PlayOff nga Szczecin

Prishtina s’arrin Final Fourin, eliminohet në PlayOff nga Szczecin


20 March, 2023 @20:06

Edhe pse ishte më e mirë për pak në pjesë të parë, Prishtina u eliminua nga King Szczecin në kuadër të PlayOffit të ENBL, që shpiente drejt Final Fourit të kësaj lige.

Bardhekaltërit u ndalën në 12 pikë në çerek të tretë, ndërsa polakët shënuan 11 më shumë se ata për të shkuar në ritëm në periudhën e fundit të lojës, ashtu që të fitojnë ndeshjen me 85-78. Pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në 1 tetori të Prishtinës përfundoi baraz, me rezultat të përgjithshëm Szczecin eci tutje drejt Final Fourit të garës.

Koshashënuesi më i mirë i Prishtinës në këtë ndeshje ishte Dustin Thomas me 17 pikë, ndërsa lojtari me indeks më të mirë efiçence doli të jetë Nate Grimes që luajti me 11 pikë. Nga vendorët, Jan Palokaj me 12 pikë ishte më efikasi, ndërsa shutoi 4/5 për tri pikë.

Te Szczecin, që drejtohej nga trajneri Miloszewski më i dalluari ka qenë Zach Cuthbertson me 18 pikë, 3 asistime e 4 kërcime.

Kështu, stinori debutues për Prishtinën ENBL mund të thuhet se ka qenë me mjaft sukses pasi bardhekaltërit arritën të dalin nga Grupi A, si i plasuari në vend të katërt.

Me këtë ndeshje, ekipi i Ahmet Kandemirit tashmë do të koncentrohet vetëm në Superligë, pasi që ka kryer “misionet” në garat tjera ku mori pjesë këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga