PARA NDESHJES
Prishtina si vendase, por në “Shani Nushi”
10 December, 2016 @11:26
Me fillim nga ora 16:00, në “Shani Nushi” të Gjakovës, Prishtina luan ndaj skuadrës së Vëllaznimit. Edhe pse ndeshja luhet në Gjakovë, Prishtina do të konsiderohet vendase në këtë takim, pasi që ndeshja po luhet në Gjakovë me kërkesën e klubit bardhekaltër.
Vëllaznimi deri më tani ka vetëm 1 fitore, krahas 9 humbjeve, ndërsa Prishtina favorite në këtë takim synon fitoren sot, për ta ndjekur edhe më tutje kreun e klasifikimit.
TABELA AKTUALE SUPERLIGA
Në ndeshjen e parë që u luajt mes dy skuadrave këtë sezon, Vëllaznimi kishte rezistuar për dy çerekë, mirëpo fitorja e Prishtinës erdhi në pjesën e dytë. Në këtë takim për kryeqytetasit pati debutuar edhe Drilon Hajrizi.