Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Prishtina-Trepça, me referë të huaj

Prishtina-Trepça, me referë të huaj


27 April, 2023 @11:56

Dueli vendimtar i serisë gjysmëfinale ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës do të referohet nga gjyqtarë të huaj, ka mësuar Koha.net. Sipas njoftimit të lëshuar aty, thuhet që referët e përballjes që do të vendos finalistin e dytë të PlayOffit të Superligës do të përcaktohet nga referët e huaj, francez e hungarez, konkretisht.

Gjithashtu, në lajmin e Kohës është bërë e ditur se në finale do të arrijnë referë të tjerë për përballjen mes Pejës dhe fituesit të serisë Prishtina-Trepça. Emrat e referëve nuk dihen ende. Ndërsa më parë, edhe trajneri i Prishtinës edhe ai i Trepçës kishin folë në deklaratat pas ndeshjeve për referët!

FBK në koordinim me klubet ka vendosur që përballjet e PlayOffit (gjysmëfinalet dhe finalet) të referohen nga referët e huaj, ashtu që të ketë sa më pak ankesa nga ekipet. Dueli vendimtar, që do të përcaktojë se cili ekip do të arrijë finalen luhet të dielën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndërsa seria është 2-2.


 
Të gjitha lajmet nga