PEJA - PRISHTINA
Prishtina triumfon në Pejë
5 October, 2019 @20:57
Derbi i xhiros së tretë në Superligë, i takoi Prishtinës.
Kampionia e Kosovës në baskebtoll, Prishtina, e mposhti Pejën me rezultat 72-85.
Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultat 31-37 në favor të Prishtinës, derisa në çerekun e tretë Peja nuk lejoi që të thellohej më tepër disavantazhi.
Megjithatë në 10 minutëshin e fundit, Prishtina ishte më e kujdesshme dhe kështu arriti të shënojë fitore në Pejë.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Divine Myles me 22 pikë, derisa mori ndihmë edhe nga Fahro Alihodzic me 21 pikë dhe Mikaile Tmusic me 17 pikë të tjera.
Në këtë ndeshje u rikthye edhe ylli Dardan Berisha, i cili në ndeshjen e parë të tij në Superligë sivjet, ishte shumë afër shifrave triple-double. Ai luajti me 12 pikë, 9 asistime e 7 kërcime.
Te Peja më i miri ishte Henrik Sirko me 15 pikë, 8 kërcime e 8 asistime.
Kjo ishte fitorja e dytë e Prishtinës në tri ndeshjet e zhvilluara tashmë ngritet në pozitën e dytë, kurse për Pejën ishte humbja e parë e stinorit pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron e katërt Prishtina pushon, kurse Peja luan me Feronikelin në Drenas.