Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI I PEJËS, KALON TE PRISHTINA

Prishtina zyrtarizon edhe kapitenin e Pejës!

Prishtina zyrtarizon edhe kapitenin e Pejës!


8 June, 2023 @19:18

Njeriu që ngriti trofeun e shumëpritur me ekipin e qytetit të tij, Peja, Arti Hajdari tashmë është zyrtarisht pjesë e Prishtinës. Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti përmes një njoftimi ka bërë të ditur ditë më parë se Arti është pjesë e tyre dhe se skuadra ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me lojtarin në fjalë.

Hajdari ishte kapiten i Pejës në stinorin e kaluar, ndërsa pas një dekade fituan titullin kampion. Ai pos Pejës ka bërë karrierë edhe te Rahoveci, Feronikeli dhe Ponte Prizreni. Ardhjen e tij në klub, Prishtina e ka prezantuar me fjalët “shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion”.

Arti Hajdari @ Prishtina

“ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion! Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%).” — ka shkruar njoftimi i KB Prishtinës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga