PRISHTINA
Prishtina zyrtarizon njeriun më të gjatë në Kosovë
31 December, 2021 @16:53
Skuadra e Prishtinës, e zyrtarizoi qendrën gjigande, Dren Dedushaj.
Dreni e merr epitetin “njeriu më i gjatë” në Superligën e Kosovës nga Urim Zenelaj. Dedushaj 23 vjeç është i gjatë 218 cm dhe do të jetë një përforcim i mirë në trapezin e skuadrës prishtinase.
Dedushaj gjatë karrierës së tij ishte pjesë e Bryant University që garon në NCAA Divizioni i Parë.
Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 7 fitore e 7 humbje.