PRISHTINA - TREPÇA
Prishtinaset fitojnë me 60-pikë dallim
17 October, 2021 @18:58
Pas humbjes në finale të Superkupës Mbarëkombëtare të zhvilluar në Vlorë nga Penza, Prishtina i është kthyer fitores duke e mposhtur sot bindshëm Trepçën në Ligën e Femrave.
Bardhekaltërat kanë shkuar sigurt te fitorja, ndërsa rezultati përfundimtar ka pritur vetëm sekondën e fundit të ndeshjes, pasi që dilema për fituesen nuk kishte qysh nga fundi i pjesës së parë.
KBF Prishtina mposhti KBF Trepça me rezultat 110-50 [31-18, 23-11, 28-16, 28-5].
Aisha Robertson me 22 pikë, 6 asistime e 7 kërcime ka qenë më e mira te Prishtina sonte, ndërsa Sarah Mgbeike me 17 pikë, 5 kërcime dhe Agnesa Rrahmani me 16 pikë e 3 asistime, kanë qenë në treshen më efikase të ekipit.
Te Trepça Ta’sharra Jeffries nuk ka marrë përkrahjen e mjaftueshme nga ekipi edhe pse dha më së shumti pikë në ndeshje, duke shënuar 33 pikë e 6 kërcime në humbjen e skuadrës së drejtuar nga Kemajl Muja.
Pas kësaj fitoreje Prishtina i bashkohet Bashkimit e Penzës me bilans 2-0, ndërsa mitrovicaset mbesin me 0-2.