Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA

Finalja kosovare në Superkupën Mbarëkombëtare

Finalja kosovare në Superkupën Mbarëkombëtare


16 October, 2021 @22:25

Prishtina duke e mposhtur Vllazninë me rezultat 72-80, bëhet finalisti i dytë në Superkupën Mbarëkombëtare.

Vllaznia e mbylli çerekun e parë me 10 pikë epërsi, kurse Prishtina në çerekun e dytë e ngushtoi në 4 pikë (43-39).

Loja e mirë e Prishtinës vazhdoi edhe në çerekun e tretë dhe kaloi në avantazh prej dy pikëve 58-60.

10 minutëshi i fundit i takoi totalisht Prishtinës dhe kështu e mposhti kundërshtarin për t’u kualifikuar në finale.

Nicholas Tomsick ishte më i miri te Prishtina me 21 pikë. Fundori amerikan shënoi 5 herë në 7 tentimet e tij nga vija e treshit.

Përveç Tomsick, te Prishtina u dallua edhe Lejson Zeqiri me double-double prej 15 pikëve e 10 kërcimeve dhe Meriton Ismaili me 15 pikë gjithashtu.

Te Vllaznia të vetmit me pikë dyshifrore ishin Jonathan Stove me 22 pikë dhe Justin Bessard me 20 pikë.

Prishtina në finale të Superkupës Mbarëkombëtare do të takohet nesër me Yllin, që e mposhti sot Teutën me rezultat 73-89.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike