Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - FERONIKELI

Prizreni e bën sefte, Nikli vazhdon me humbje

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prizreni e bën sefte, Nikli vazhdon me humbje


5 October, 2019 @17:11

Skuadra e Prizrenit ka regjistruar fitoren e parë të stinorit.

Djelmoshat e trajnerit Arbon Rifati, e mposhtën Feronikelin me rezultat 100-92.

Amerikani Malcolm Canada ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Ai ishte shumë afër shifrave magjike triple-doule, duke luajtur me 31 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Canada u ndihmua edhe nga AJ Sanders me 24 pikë e 5 kërcime, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Qëndrim Ajazaj e Mendrit Ademi me nga 12 secili.

Lojtari Elliott Cole, edhe pse ishte në skuadër, nuk luajti as në këtë ndeshje, sikurse në dy ndeshjet e kaluara, derisa pritet rikthimi i tij shumë shpejt.

Te Feronikeli u dalluan Arti Hajdari me 23 pikë, Brandon Scott me 22 pikë dhe Tyron Garland me 21 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Prizreni me 1 fitore e 2 humbje, përkohësisht ngritet në pozitën e tretë me 4 pikë, kurse Nikli pas 2 ndeshjeve të zhvilluara mbetet pa fitore.

Në xhiron e katërt, Prizreni udhëton në Lipjan, kurse Feronikeli pret Pejën në Drenas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga