Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PRIZRENI

Prizreni siguron gjysmëfinalen, telashe te Prishtina

Prizreni siguron gjysmëfinalen, telashe te Prishtina


28 March, 2021 @21:04

Ndeshja e fundit e xhiros 26 në Superligën e Kosovës në basketboll, ka përfunduar me fitoren e Ponte Prizrenit ndaj Prishtinës me rezultat 101-105.

Në çerekun e parë të ndeshjes të dyja skuadrat së bashku shënuan 62 pikë, ku Prizreni e kishte epërsinë prej 10 pikëve (26-36).

Prishtina në 10 minutëshin fundit e uli epërsinë e skuadrës prizrenase në 4 pikë, derisa në çerekun e tretë kaloi në epërsi 81-76.

Prizreni e kontrolloi mirë ndeshjen në minutat e fundit të ndeshjes dhe e arriti fitoren ndaj Prishtinës.

Landon Taliaferro ishte koshashënuesi më i mirë me 28 pikë, ku shënoi 8 herë nga vija e treshit. Ai u ndihmua edhe nga Divine Myles me 27 pikë e Kwame Vaughn me 26 pikë të tjera.

Te Prishtina u dalluan Tevin Mack me 32 pikë dhe Nigel Johnson me 28 pikë.

TABELA AKTUALE

Prizreni me këtë fitore e siguron gjysmëfinalen në Play Off, kurse Prishtina gjendet në pozitën e parafundit me pikë të barabarta me Vëllaznimin që është në pozitën e fundit.

Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Bashkimin, kurse Prishtina përballet me Vëllaznimin që do të jetë një ndeshje jetike.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga