Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Qendër me përvojë te Peja, arrin Brad Waldow

Qendër me përvojë te Peja, arrin Brad Waldow


12 August, 2022 @15:21

Peja nuk është duke u ndalur me zyrtarizime të lojtarëve të rinj në dy ditët e fundit, ndërsa i fundit me radhë, për momentin, është qendra amerikane Bradley Waldow.

Waldow, që ka bërë karrierë në disa vende të ndryshme dhe liga të dalluara si ajo e Francës, do të mbrojë ngjyrat e verdhezinjëve në stinorin 2022/23.

Brad Waldow

Së fundi, Waldow ka qenë pjesë e ekipit të Luksemburgut, Racing, ku ka luajtur me mesatare prej 23 pikëve për ndedshje, 14.5 kërcime dhe 1.6 asistime.

Përgjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Toyotsu dhe Nishinomiya të Japonisë (kategoria e dytë), pastaj në Caen të Francës (kategoria e dytë) si dhe në PGE Turow që garon në elitën polake.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga