Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCOJNË MBROJTJEN!

Qendërmbrojtës brazilian te Ferizaji - prezantohet Guilherme Souza

Guilherme Souza — futbollist i ri i FC Ferizajit/ Foto: FCFerizaji/ fb

Qendërmbrojtës brazilian te Ferizaji - prezantohet Guilherme Souza


12 September, 2024 @11:49

Skuadra e Ferizajit ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me qendërmbrojtësin brazilian Guilherme Souza. Skuadra e Ferizajit që këtë stinor i është kthyer Superligës dhe po drejtohet nga Arsim Abazi është ndër ekipet që kanë pësuar më së shumti gola në katër xhirot e para të stinorit në Superligë dhe trajneri ka kërkuar përforcim serioz në këtë repart.

Kështu, futbollisti 23 vjeçar dhe 192 centimetra i gjatë, që ka qenë pjesë e grupmoshave të Corihthians e Fluminese dhe në Evropë ka luajtur për U23 të Gil Vicentes në Portugali e së fundi te ekipi azer Imishli, është bërë pjesë e Ferzajit që shpreson në këndellje të mbrojtjes.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, brazilianin Guilherme Souza.
Mbrojtësi ynë karrierën e ka filluar tek grupmoshat e skuadrës së njohur braziliane, Corinthians, për të vazhduar tek Fluiminense dhe ekipi i njohur portugez, Gil Vicente.
Me ardhjen e Guilhermes ne kemi plotësuar një boshllëk në vijën e fundit, e që kjo ishte edhe kërkesë direkte e kryetrajnerit Abazi”,
ka shkruar njoftimi i FC Ferizajit sot.

Në katër xhirot e para Ferizaji ka arritur 1 fitore, 1 barazim, 2 humbje dhe ka katër pikë. Ekipi ka shënuar 5, ndërsa ka pranuar 8 gola deri tash në Superligë. Më shumë se Ferizaji gola të pranuara ka vetëm Feronikeli’74 që është i fundit në renditje tabelare të Superligës dhe ka 9 gola të pranuara.


 
Të gjitha lajmet nga