PARA DUELIT

Foto: QytetiMitrovices/ fb
Radhë e gjatë për të parë ndeshjen në “Minatori” sot
16 April, 2023 @13:46
Rendi i krijuar nga qytetarët e Mitrovicës për të blerë bileta për ndeshjen e sontme ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, që është ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të PlayOffit ndërsa nis në ora 17:30.
Sipas informacionit nga faqja “Qyteti i Mitrovicës” radha ka nisur herët për të qenë në rend në ora 11:00 kur edhe është hapur Fan-shopi i KB Trepçës.
Dje KB Trepça ka bërë të ditur se dyert e hyrjes në “Minatori” do të mbyllen në ora 17:00, ndërsa për shkaqe organizative ato do të hapen në ora 15:40 dhe ka kërkuar nga publiku që të respektohet ky orar.
Sa i përket serisë, Prishtina është në avantazh 1-0, ndërsa sot luhet ndeshja e dytë. Ekipi që arrin tri fitore plasohet në finale të PlayOffit. Sistemi i ndeshjeve gjysmëfinale është 1-1-1-1-1.
“Nga ora 17:15 në palestrën “Minatori” zhvillojmë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Play off-it kundër Prishtinës. Biletat dalin në shitje në ora 11:00 te FAN-SHOPI zyrtar. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave. #Vërejtje: Për shkaqe organizative të gjitha dyert hapen në ora 15:40 dhe mbyllen në ora 17:00. Ju lutem qe të respektohet orari. Pas orës 17:00 dyert do të jenë të mbyllura.” - ka bërë të ditur KB Trepça.