Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - TREPÇA

Rahoveci bën befasinë! Mposhtë për herë të parë Trepçën këtë stinor

Foto: KBRahoveci/fb

Rahoveci bën befasinë! Mposhtë për herë të parë Trepçën këtë stinor


6 March, 2022 @21:21

Pas dy hummbjeve në kuadër të Superligës përgjatë ndeshjeve të pjesës së parë të stinorit, Rahoveci nën drejtimin e Ljupcho Malinkov dhe në orkestrimin e Ivan Koljevic në parket, ka arritur që të shënojë fitoren e parë sezonale ndaj mitrovicasve.

Ndeshja posa përfundoi në Mizahir Isma, ndërsa vreshtarët festojnë fitoren minimale - por jashtëzakonisht të rëndësishme për të shpresuar PlayOffin, 79-78 [22-20, 21-19, 17-15, 19-24].

Fisnik Rugova ka luajtur ndoshta lojën më të mirë të tij prej se është pjesë e Rahovecit. Ai shënoi 23 pikë dhe bëri 13 kërcime në këtë fitore.

TABELA AKTUALE

TJ Dunans gjithashtu luajti me double-double, 15 pikë, 12 kërcime dhe 5 bllokada! Ndërsa Koljevic që s’i ecën sot treshet, luajti me 16 pikë, 4 asistime e 6 kërcime.

Jashtëzakonisht kontribut të madh dha edhe Musab Mala, që kreu lojën me 17 pikë e 6 asistime.

Te Trepça Drilon Hajrizi me 17 pikë ishte më efikasi, ndërsa double-double i Andrew Gordon nuk mjaftoi. Ai kreu ndeshjen me 14 pikë e 13 kërcime. Përforcimi i ri Rodney Purvis luajti me 10 pikë e shtatë asistime!

Fitorja, bën Rahovecin të shpresojë për të dalë nga pozita e parafundit derisa tash ka bilanc 7-13 kurse Trepça bën hap prapa në luftë për pozitën e parë, derisa mund të humb tash edhe të dytën, me bilancin 14-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga