SHIKUESHMËRIA
Rahoveci dhe Suhareka dominojnë
19 March, 2019 @12:44
Në numrin e fundit të Informatorit të Superligës së Kosovës në basketboll, është bërë i ditur edhe numri i tifozëve që kanë përcjellë ndeshjet e xhiros XXII në basketboll.
Kështu, në total janë regjistruar 4 mijë e 400 adhurues basketbolli në palestra gjatë fundjavës, ndërsa numri më i madh i tyre është regjistruar në Rahovec e Suharekë.
Rahoveci ka numëruar 1 mijë e 500 shikues për ndeshjen Rahoveci-Borea, njëjtë sikurse edhe Ylli për derbin ndaj Bashkimit.
Në Minatori të Mitrovicës janë regjistruar 1 mijë e 200 shikues për derbin ndaj Prishtinës, ndërsa dueli me më së paku shikues ka qenë ai në Sezai Surroi ku Prizreni mposhti Lipjanin para 200 shikuesve.