BOREA - LIPJANI
Rahoveci e nis me 100+
22 September, 2018 @16:59
Pas një performance të jashtëzakonshme të treguar në çerek të tretë, Rahoveci ka nisur stinorin me fitore, përkundër mungesave të rëndësishme në ekip.
Vreshtarët, në cilësi të mysafirit kanë mposhtur në Shani Nushi të Gjakovës Borean e rikthyer në Superligë, me rezultat 85-101.
Arian Qollaku me 33 pikë, 10 kërcime e 3 asistime ka qenë njeriu që ka shkëlqyer në këtë përballje për Rahovecin, ndërsa 29 pikë tjera për ekipin ka shënuar James Stanback, që shtoi edhe 4 asistime.
Përforcimi Rron Grapci ka kryer ndeshjen me double-double, duke dhënë 19 pikë e 12 kërcime në këtë fitore për ekipin e Bujar Locit.
Te Borea më i dalluar ka qenë përforcimi amerikan Robert Lee Myles. Ai shënoi 21 pikë e 12 kërcime, pamjaftueshëm për fitore.
18 pikë të tjera e 9 kërcime shtoi Beqë Kovaçi, ndërsa 15 kapiteni Shpend Gashi.
Në xhiron e radhës, Borea udhëton drejt Prizrenit, ndërsa Rahoveci pret Bashkimin.