Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - BASHKIMI

Rahoveci fiton dramën ndaj Bashkimit

Rahoveci fiton dramën ndaj Bashkimit


20 November, 2022 @21:09

Në një ndeshje ku Bashkimi tentoi rikthimin e madh në çerkeun e fundit kur edhe mori epërsinë për herë të parë 3 minuta para fundit të ndeshjes, Rahoveci ka arritur që përkundër mungesave të këndellet dhe të shënojë fitoren e dytë kampionale dhe të mbajë gjallë aspiratat për mbijetesë në Superligë në një ndeshje të luftuar në secilin momemnt, me rezultat 98-95.

Pas dhjetë xhirosh, Rahoveci ka shënuar fitoren e parë kampionale dhe të dytën në përgjithësi, për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në Superligë, duke e mposhtur Bashkimin, që me trajnerin e ri Audrius Prakuraitis ende nuk ka shijuar fitoren (humbje në debutim me Bashkimin në BIBL, humbje në debutim me Bashkimin në Superligë).

Vreshtarët kanë bërë dallimin e madh dhe kryesor në ndeshje në çerek të parë të lojës kur i shënuan Bashkimin mbi 30 pikë, për të marrë atë cerek me 12 pikë dallim. Pas kësaj ndeshja shkoi barabartë, ndërsa në çerek të fundit Bashkimi tentoi rikthimin e madh, kur edhe doli në epërsi 84-88 dhe 86-91. Te ky rezultat shënonte edhe 1 minutë e 32 sekonda deri në fund të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Sa mirë e menaxhoi Rahoveci ndeshjen, aq gabime bënë lojtarët e Bashkimit, derisa vreshtarët hynë në minutën e fundit të ndeshjes me 91-91. Pastaj përsëri morën epërsinë dhe nuk e lëshuan deri në fund për të fituar ndeshjen 98-95 [33-21, 16-16, 27-25, 22-33]. Bashkimi në anën tjetër ka tri humbje në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Jahii Carson që luajti tërë cerekun e fundit me katër gabime personale, kreu lojën me 21 pikë, 5 asistime dhe 4 kërcime. 19 pikë shënoi Chris Seeley, ndërsa debutuesi Braxton Hugins dha 17 pikë, 4 asistime e 4 kërcime në lojën e parë të tij me fanellën e vreshtarëve, ku ishte 23 minuta në parket. Kontribut të madh në fitore dha edhe Edmond Kryeziu, që në cerek të parë dha tri treshe për të kryer ndeshjen me 17 pikë në total. Ai shutoi 3/4 për tri pikë në këtë përballje.

Te Bashkimi Curtis Jones ka qenë tepër i mirë, bashkë me Fahro Alihodzicin, ndërsa lojtarët tjerë nuk kanë qenë efektiv. Jones dha 30 pikë e 5 kërcime, ndërsa shutoi 7/11 për tri pikë. Fahroja në anën tjetër luajti me 19 pikë e 5 kërcime, kurse Dajuan Graf 10 pikë e 9 asistime.

Me këtë fitore Rahoveci mbetet ende i fundit në renditje, por tashmë me bilanc 2-9, pasi që shënoi fitoren e parë kampionale pas dhjetë xhirosh. Ndërkaq Bashkimi është në katër fitore, por me shtatë humbje dhe në rrezik për të luftuar për mbijetesë në Superligë me këtë disfatë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga