PRIZRENI '16 - RAHOVECI

Foto; KB Rahoveci
Rahoveci fiton ndeshjen, Prizreni arrin gjysmëfinalen
6 April, 2022 @22:28
Pas Teutës, gjysmëfinalisti i dytë i këtij sezoni të Ligës Unike është klubi i Prizrenit.
Pasi e fituan ndeshjen e parë në Rahovec me 5 pikë epërsi, sonte prizrenasit humbën 86-87 nga Rahoveci në Prizren, por falë koshdallimit më të mirë pas të dyja ndeshjeve, është Prizreni skuadra që e arrin gjysmëfinalen e Ligës Unike.
Ndeshja ishte mjaft interesante deri krejt në fund, por në momentet vendimtare të takimit më e përqëndruar u tregua skuadra prizrenase, që e mbylli ndeshjen me fitore dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Ligës Unike.
Prizreni ishte më i mirë në pjesën e parë të ndeshjes (27-26, 22-15), e më pas Rahoveci u përmirësua në të dytën (13-21, 24-25). Megjithatë Prizreni u mbajt mirë dhe nuk lejoi humbje me më shumë se 5 pikë epërsi dhe kjo i mjaftoi për kualifikim.
Fisnik Rugova me 24 pikë ishte fantastik për Rahovecin sonte, e te Prizreni më i dalluari ishte Arti Hajdari me 24 pikë.
Në gjysmëfinale të Ligës Unike në vazhdim Prizreni do të përballet me Pejën.