Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF SHPRESE

Rahoveci luftarak, mposht Vëllaznimin në vazhdime

Foto: FBK

Rahoveci luftarak, mposht Vëllaznimin në vazhdime


25 February, 2023 @19:25

Nuk ka dorëzim, luftë deri në fund dhe Rahoveci ka arritur të shënojë fitoren e tretë sezonale për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë edhe për xhirot tjera të mbetura të Superligës.

Fitorja e parë në kampionat për Daniel Nelsonin ka ardhur ndaj Vëllaznimit, ndërsa vreshtarët me plot fuqinë kanë bërë gjithçka për të siguruar triumf, të cilin e arritën pas vazhdimeve me rezultat 88-84 [21-15, 13-23, 22-21, 20-17, 12-8].

TABELA AKTUALE

Në sekondat e fundit të çerekut të katërt Vëllaznimit nuk i punuan treshet, për të fituar ndeshjen. Jordan Harris dhe Burim Zekiqi nuk u treguan të saktë në momentet vendimtare. Njëjtë, ato nuk funksionuan edhe gjatë vazhdimeve dhe pas disa tentimeve të pasakta, Rahoveci përmes pikëve nga gjuajtet e lira shkoi drejt fitores, në ndeshjen dramatike.

Edmond Kryeziu me 18 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Rahovecit, ndërsa 17 të tjera shënoi Gary Blackston, që shutoi 3/5 për tri pikë sonte. Te Vëllaznimi me nga 17 pikë ndeshjen e kryen Damonte Dodd dhe Devin Johnson, ndërsa Jahii Carson e Arbër Sinani u përjashtuan para fundit të ndeshjes për shkak të pesë gabimeve personale.

Fitorja, bën që Rahoveci të bëhet me bilanc 3-20 ndërsa Vëllaznimi 8-15. Shpresat për mbijetesën e vreshtarëve, nuk janë humbur plotësisht ende.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga