Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - YLLI

Rahoveci mposhtë kampionin në start të stinorit

Foto nga ndeshja e sotme: KBRahoveci/fb

Rahoveci mposhtë kampionin në start të stinorit


10 September, 2022 @18:51

Një debutim mbresëlënës i Muhamed Thaçit në stol të Rahovecit, derisa ekipi i tij me luftë të pashoq ka arritur të mposhtë në nismë të stinorit kampionin aktual të Kosovës, Yllin.

Ylli avanconte me 5 pikë dallim pas 10-minutave të para të lojës, por pas asaj vreshtarët u këndellën dhe përmbysën rezultatin në fund të pjesës së parë.

Këtë rezultat ata arritën ta mbajnë përgjatë gjithë pjesës së dytë, duke mos rënë nga loja dhe në fund arritën fitoren e madhe në derbi, 90-88 [25-30, 25-17, 23-24, 17-17].

TABELA AKTUALE

Te Ylli u vërejt mungesa e Adis Beciragicit në bankë, i cili drejtonte Bosnjën në Eurobasket.

Rahoveci në anën tjetër, me 5 lojtarë me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi Jahii Carson me 19 të shënuëara, 7 asistime e 6 kërcime. Pos tij, me 18 pikë e kreu ndeshjen Chris Seeley, ndërsa 16 të tjera shënoi Musab Mala.

Kampioni në anën tjetër pa kapitenin në fushë, me gjithë mundin e madh të Henrik Sirkos që luajti me 26 pikë, 7 asistime e 6 kërcime si dhe të Valon Bunjakut me 21 pikë, duke shutuar 5/8 për tri pikë, nuk arriti të nis sezonin me fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga