Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KLUBIT

Rahoveci në gara evropiane

Rahoveci në gara evropiane


3 June, 2019 @12:40

Klubi i Rahovecit tashmë ka vendosur. Ekipi nënkampion i Kosovës dhe finalist i Kupës së Kosovës, dëshiron të merr pjesë në gara evropiane në stinorin 2019/20.

Rahoveci do të aplikojë për ftesë për Basketball Champions League, garën më të rëndësishme të FIBA Europe në konkurrencë të klubeve, ndërsa nëse kjo nuk bën, atëherë do të shkojë aty ku i takon vendi sipas rregullave, në FIBA Europe Cup.

Pavarësisht këtyre dyjave, ekipi i vreshtarëve duket se do të jetë sigurt pjesëmarrës në BIBL për stinorin që vjen, që natyrisht varet edhe nga vendimi i FIBA Europe.

Në ditët në vijim, klubi do të qartësojë gjërat edhe më shumë lidhur me aplikimin dhe mbarëvajtjen e proceseve, derisa këto vendime kanë dalë nga Mbledhja e Bordit të klubit - ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga