PEJA - RAHOVECI
Rahoveci pa probleme ndaj Pejës
4 February, 2018 @19:40
Në takimin e luajtur sonte në ‘Karagaç’ të Pejës, skuadra e Rahovecit e ka mposhtur pa probleme skuadrën vendase.
Vreshtarët, të udhëhequr nga ish-dyshja pejane, Hajdari e Qallaku, dominuan që nga fillimi i takimit, ndërsa diferenca më e madhe në rezultat u bë në çerekun e dytë. Ky 10-minutësh filloi me një seri 12-0 për Rahovecin, ndërsa në total në këtë çerek mysafirët shënuan plot 31 pikë dhe pranuan vetëm 12, për të krijuar kështu epërsi solide dhe për të qenë të qetë deri në fund të ndeshjes.
Në anën tjetër, Peja e përbërë plotësisht nga lojtarë vendor u tregua e pafuqishme për të bërë diçka më tepër në këtë përballje dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 51-110.
Më i dalluari te pejanët sonte ishte Rron Grapci me 22 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, derisa te Rahoveci u veçuan Art Hajdari, ish-basketbollist i Pejës, me 24 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Arian Qallaku, gjithashtu ish-basketbollist i Pejës, me 19 pikë, 6 kërcime e 7 asistime.
Kjo fitore bën që bilanci i Rahovecit tashmë të jetë 10-8, derisa Peja ka bilanc 5-13.