RAHOVECI

Rahoveci zyrtarizon trajnerin e ri
27 October, 2019 @12:20
Pas shkarkimit të trajnerit Neven Plantak, Rahoveci e zyrtarizoi trajnerin e ri.
Marjan Ilievski do të jetë në krye të vreshtarëve deri në fund të stinorit.
44 vjeçari Ilievski, ka qenë pjesë e Prishtinës, ku me skuadrën bardhekaltër ka fituar titullin në Superligë dhe në Ligën Ballkanike. Ai gjithashtu me skuadrën Blokotehna ka fituar Ligën Ballkanike në stinorin e fundit.
Marjan Ilievski të hënën do ta zhvillojë stërvitjen e parë me Rahovecin.
Rahoveci aktualisht ka bilanc prej 4 fitoreve e 1 humbjeve në Superligë, derisa në Ligën Ballkanike në ndeshjen e parë kishte pësuar nga Peja.