VAZHDOJNË PEZULLIMET PËR EKIPET RUSE
Reagon edhe EuroLeague, pezullon pjesëmarrjen e ekipeve ruse
28 February, 2022 @20:57
Pas një mbledhjeje të mbajtur online sot, Bordi Ekzekutiv i EuroLeague ka marrë vendim për të përjashtuar të gjitha ekipet ruse nga garat e mëtutjeshme që i organizon.
Kështu, nga EuroLeague janë pezulluar CSKA Moska, UNICS Kazan dhe Zenit St Petersburg.
Ndërsa nga gara EuroCup, është pezulluar skuadra e Lokomotiv Kuban Krasnodar.
Për ndeshjet e deritashme të stinorit 2021/22, EuroLeague ka vendosur që të gjitha rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara të ekipeve ruse të anuolohen, për të ri-rregulluar renditjet përkatëse të skuadrave që garojnë aty.
Mbledhja në fjalë si dhe vendimet, janë marrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Për shkak qëndrimit kundër luftës, gjatë ditës Rusinë e kanë pezulluar nga garat si dhe sportistët e saj edhe KON si dhe UEFA e FIFA.
FIBA, nuk ka marrë ende një vendim të tillë.