Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVEC

Reggie Jones - shtesë e re te Rahoveci

Reggie Jones - shtesë e re te Rahoveci


4 March, 2022 @21:18

Lëvizjet e fundit të lojtarëve për pjesën e fundit dhe vendimtare të stinorit veçse kanë marrë hov, ndërsa pas Pejës, Trepçës, Yllit edhe Rahoveci ka zyrtarizuar lojtar të ri në skuadër.

Në fakt, ky është i dyti në pak ditë për vreshtarët, që pas marrjes së Ivan Koljevicit, sonte kanë publikuar emrin e përforcimit të ri që është amerikani Reggie Jones.


Ku është Reggie Jones?

Basketbollisti amerikan është i ri në Evropë. Ai pas karrierës së bërë në NCAA me Western Michigan këtë vit ka shijuar basketbollin evropian, duke qenë pjesë e ligës së Gjeorgjisë, ku ka luajtur për ekipin Kavkasia Tbilisi.

Ai është lojtar i pozitave anësore, 3-4, ndërsa me 201-centimetrat e tij pritet të jetë shtesë e rëndësishme për Rahovecin, që nuk ka ka kaluar stinor të mirë përgjithësisht.

Te Kavkasia Jones ka luajtur me mesatare prej 7.8 pikëve për ndeshje, 3.3 kërcimeve për ndeshje dhe 1.3 asistimeve për ndeshje.,

Vreshtarët po tentojnë të kapin trenin e fundit për PlayOff dhe atë duke dalë mbi Bashkimin e Prizrenit, që është klubi më i afërt për ta - për t’i kaluar në renditje tabelare.

Kur deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe tetë xhiro, Jones që me datën 10 të këtij muaji mbush 24-vjet, do të mundohet të jetë forcë shtesë e trajnerit Ljupcho Malinkov për t’i ikur pozitës së parafundit në renditje dhe për të shpresuar në PlayOff.

“Jones i bashkohet skuadrës sonë pas paraqitjeve në kampionatin e Gjeorgjisë si dhe paraqitjeve në NCAA1 para se të kalonte në Gjeorgji. Welcome Reggie Jones,” ka shkruar njoftimi i KB Rahoveci sonte.

 

Nëse gjithçka është në rregull me dokumetacionin e tij, regjistrimin në Federatë, atëherë Reggie do të mund të luajë që në ndeshjen e radhës për ekipin e tij, ndaj Trepçës Mizahir Isma më 6 mars, në ndeshjen e paraparë të nis në ora 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga