QENDRA E BASHKIMIT

BOROZANI/D.S.
Rekord i Hysenagollit
28 February, 2016 @18:15
Forma e mirë e Endrit Hysenagollit që ka nisur këtë muaj nga Final Fouri i Kupës së Kosovës dhe përballja me Sigal Prishtinën aty, është kurorëzuar sot me rekord pikët e shënuara këtë stinor për lojtarin në fjalë.
Qendra 211 centimetërshe e Bashkimit ka regjistruar sot 23 pikë ndaj Vëllaznimit, që është rekord personal i stinorit për të.
Hysenagolli 27 vjeçar është duke e kaluar stinorin e tretë te Bashkimi, ndërsa deri tash, më së shumti pikë kishte shënuar gjithashtu ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e zhvilluar më 17 dhjetor 2015, ku kishte shënuar 13 pikë.