Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVENDOSJE REKORDI

Rekord i ri nga Peja!

Rekord i ri nga Peja!


11 March, 2023 @18:44

Nuk ka të ndalur Peja. Ka vazhduar serinë e fitoreve nën drejtimin e Rami Hadarit, ndërsa sonte ka përmirësuar rekordin e vet, për herë të tretë brenda tri javëve!

Peja me shpejtësi rrufeje ka kaluar mbi Vëllaznimin për të fituar ndeshjen 127-80 duke vendosur rekord të ri të pikëve të shënuara në Superligë dhe në të gjitha garat për vetë verdhezinjtë këtë stinor.

Vendasit nisën shpejt ndeshjen, ndërsa që në çerekun e parë të duelit thuajse u vendos gjithçka sa i përket fituesit, derisa pritej që të thyhej edhe rekordi i pikëve të shënuar këtë stinor nga vetë ekipi verdhezi.

TABELA AKTUALE

Në fund edhe e arritën, pasi që shënuan 7 pikë më shumë sesa në fitoren e fundit me rekord pikë të shënuara ndaj Bashkimit në BIBL, për ta bërë atë 127! Trajneri izraelit Hadar i dha mundësi gjithë ekipit të paraqitet në parket, ndërsa më së shumti pikë shënuar David Joseph, 21 - të gjitha për tri pikë, pasi që shutoi 7/11! Ai bëri edhe 6 asistime në fitore. Njëjtë 21 shënoi edhe Larry Thomas, që bëri edhe 7 asistime. Ky shutoi 6/8 për tri pikë!

Double-double te Peja bënë dy lojtarë, Brad Waldow dha 12 pikë e 12 kërcime, ndërsa Marwin Jefferson shënoi 14 pikë e bëri 11 kërcime në fitore.

Te Vëllaznimi, që menzi s’priti të mbyllet ndeshja, më efikasi ka qenë Damonte Dodd, që kreu lojën me double double prej 22 pikësh e 11 kërcimesh, ndërsa performancë tepër të mirë tregoi edhe Atik Koshi, që dha 14 pikë, bëri 9 asistime e 9 kërcime.

Pas fitores, Peja bëhet me bilans 18-7 dhe përkohësisht merr lidershipin në renditje, ndërsa Vëllaznimi me 8-17 ende në luftë për të siguruar PlayOffin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga