DERBI I ANAMORAVËS

Rekorderi i derbit, Ardian Nuhiu
11 March, 2021 @17:50
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, po tregohet mjaft i suksesshëm në përballjet e ndërmjet me rivalin e përbetuar nga qyteti i njëjtë, Gjilani.
Nuhiu në derbin e Anamoravës që u zhvillua sot arriti të sigurojë fitore me skuadrën e tij, duke u bërë kështu trajneri me më së shumti derbi të fituara në histori të klubit.
Që nga shkurti i vitit 2019 kur e kishte marrë drejtimin e Dritës e deri më tani, Nuhiu ka pasur gjithsej 8 beteja përballë Gjilanit.
Prej tyre ai arriti të fitojë 5 herë, 2 herë barazoi dhe vetëm 1 herë u nda kokulur.