SCOTT BAMFORTH
Reprezentuesi i Kosovës në EliteProA të Francës
24 June, 2020 @0:19
Basketbollisti i natyralizuar i Kosovës, Scott Bamforth, është bërë anëtar i ri i ekipit elit të basketbollit francez, Le Mans Sarthe Basket.
Bamforth 30-vjeçar që në stinorin e fundit luajti për Buduçnostin e Podgoricës me mesatare prej 13.1 pikësh për ndeshje dhe 2.3 asistimesh për ndeshje, ka qenë lojtar i Dinamo Sassarit italian para kësaj, ku ka treguar lojëra mjaft të mira.
Bamforth është njëri ndër amerikanët që janë natyralizuar nga vendi ynë për të mbrojtur ngjyra e Kosovës në duele të kombëtareve.
“Jam tejet i lumtur që u bëra pjesë e MSB-së dhe mezi po pres fillimin e stinorit të ri. Çdo gjë që kam dëgjuar për klubin, për qytetin ka qenë e jashtëzakonshme. Jam falenderuar ndaj ekipit për mundësinë e dhënë,” ka thënë Bamforth në deklaratën e tij të parë si lojtar i ri i Le Mansit.