FIDAN SHATRI

Rezultatet e punës, tash përgatitemi për L. Unike
6 November, 2021 @7:54
Pas pesë xhirove të para në Ligën e Femrave vetëm një ekip është i pamposhtur. KBF Prishtina me fitore si mysafire e Penzës në Karagaç dje ka mbajtur epitetin e të pamposhturës edhe pas pesë xhirove të zhvilluara.
Ndërsa trajneri i ekipit të prishtinaseve, Fidan Shatri, ka thënë se këto rezultate janë rrjedhojë e punës që po bëhet.
“Së pari i uroj vajzat për angazhimin e treguar. Kemi kapur serinë pozitive, pasi që puna po i jep rezultatet. Me rëndësi është që loja po shpërndahet dhe tashmë në ligë kemi disa ndeshje më të lehta, që na jep kohë të përgatitemi sa më mirë për Ligën Unike,” ka thënë Shatri pas fitores mbrëmë.