Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJERIT TË PRIZRENIT

Rifati: Kemi punuar në repartin defanziv

Rifati: Kemi punuar në repartin defanziv


27 March, 2022 @22:13

Prizreni’16 ka arritur të shënojë fitore ndaj Yllit sonte, ndërsa ditë më parë ishte mposhtur ndaj të së njëjtës skuadër në përballjen e zhvilluar në kuadër të Ligës Unike, që gjithashtu u llogarit edhe si ndeshje e Superligës.

Trajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati, ka thënë se ka punuar me ekipin e tij në repartin defanziv këto ditë dhe kjo është treguar në cerekun e tretë të ndeshjes, kur sipas tij ndodhi edhe thyerja kryesore e kundërshtarit, që coi te fitorja e ekipit të tij.

“Mungesa e disa lojtarëve dhe Urimit në njëfarë mënyrë na ka rrëzuar moralin e ekipit. Mirëpo, këto dy ditë kemi punuar mjaft në repartin defanziv, që u pa edhe në cerekun e tretë kur i ndalën ata në nëntë pikë,” ka thënë Rifati fillimisht.

“Mendoj që ka qenë ky celësi i fitores, si dhe loja e shpejtë, duke pasur 25 pikë nga fast break, kemi arritur te fitorja - kjo është loja që na karakterizon,” ka shtuar ndër të tjera ai.

Prizreni’16 kur kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në fund të stinorit është gati të sigurojë pozitën e katërt në renditje tabelare, që i jep përparësinë e terrenit vendas në cerekfinale të PlayOffit.

 


 
Të gjitha lajmet nga