Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Rifati me letër publike i drejtohet opinionit

Rifati me letër publike i drejtohet opinionit


7 May, 2021 @16:52

Trajneri i KB Prizrenit, Arbnor Rifati, ka publikuar bërë një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, duke bërë përmbledhjen e këtij stinori.

Rifati në shkrimin e tij ndër tjerash kërkoi falje dhe shprehu keqardhjen e tij ndaj incidentit të përleshjes që ndodhi në ndeshjen e gjysmëfinales kundër Pejës, kurse nuk la as pa e lëvduar ekipin e tij duke thënë se opinioni basketbolldashës tashmë ka kuptuar se kush ishte ekipi më i mirë

Ai në fund ai tha se klubi tani gjendet në pozitë kaotike pas largimit të sponzorit kryesor, ndërsa skuadrave finaliste i uroi suksese në finale.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të paredaktuar të trajnerit Rifati:

Çdo fillim i sezonit na jep atë kënaqësi e gëzim për një kampionat të mirë, atraktiv.
Patëm një edicion më të mirin në histori, përkundër vitit pandemik arritëm të sjellim basketbollist kualitativ vendorë dhe të huaj .
Ishim gjysëmfinalistë apo top 4 skuadrat më të mira në 3 kompeticione : Super Kup, Kupën e Republikës dhe Playoof, ndërsa u shpallëm kampion të stinorit të rregullt me 20 fitore e 8 humbje, duke arritur suksesin historik të klubit.
Gjatë rrugëtimit të sezonit kemi pasur shumë batica dhe zbatica. Lëndime , të dëmtuar të infektuar me covid19 etj. Por kjo asesi nuk e zbehi paraqitjen dhe dinjitetin e skuadrës tonë.
Tani të gjithë opinioni basketboll dashës ka kuptuar se kush ishte ekipi më i mirë si nga organizimi, struktura për rezultate as mos flasim.
Krenar dhe i lumtur kam qenë me grupin punues, kryesi, lojtarë, sponzorë si dhe me kolegët në shtabin teknik që arritëm të bëjm më të mirën për basketboll si dhe i vetmi trajner vendorë.
Për ngjarjet e fundit ndiej keqardhje dhe kërkoj falje për atë që ndodhi, këtë e bojn sportistët e mdhenjë, e ai që e dëshiroi këtë fund , turpi e mbuloft (nëse ndien turpin, që se besoj).
Gjatë kësaj jave dhe atë që shkoi kom marrë shumë komplimente dhe lavdata nga gjitha viset, por edhe fyerje, sharrje nga rivali në nivel më të ulët të mundur.
Por unë të gjithëve ju uroj më të mirat e botës, posaqërisht edhe atyre që më fyen, ngase edukimi dhe intelekti im nuk do mund të bënte të njejtën, aq më shumë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Të gjithë mbështetësve të klubit falemderues dhe mirënjohës të pa fund, veqanërisht Ponte-s dhe Abi Shpk-s.
Falemderim edhe mediave që dhan hijeshi basketbollit në veqanti Kujtesa dhe Art Motion.
Pas revoltës të klubit ndaj një individi institucional, klubi tani gjendet në pozitë kaotike, ku me largimin e sponzorit gjeneral situata në klub është për t’u shqetësuar.
Ndoshta do t’ju mungojnë intervistat në edicionin e ardhshëm por ndoshta do jenë edhe më bombastike.
Skuadrave finaliste ju uroj sukses e lojëra të mira.
Respekt dhe dashuri për të  gjithë , e në veqanti komunitetit të basketbollit.
I juaji , Arbnori!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga