PREMIER LEAGUE

Foto:Google
Rilindja e Bale
9 March, 2021 @19:16
Situata që po përjeton aktualisht futbollisti i Tottenham Hotspur, Gareth Bale, është duke u vëzhguar me kujdes në Bernabeu. Futbollisti duket sikur ka rilindur në duart e Jose Mourinhos, pikërisht në kohën kur dukej se gjithçka ishte e humbur për të.
Bale ka gjashtë gola të shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur. Për më tepër, uellsiani ka 10 gola këtë stinor, aq sa kanë shënuar së bashku katër lojtarë të Realit, Vinicius, Rodrygo, Asensio dhe Hazard.
Ditën e fundit ai shënoi dy gola kundër Crystal Palace.
“Ndihem mirë, ndonjëherë më duhet pak kohë, por kam përvojë të mjaftueshme për të qenë i durueshëm”, tha Bale pas paraqitjes së tij të shkëlqyeshme.
Kujtojmë se futbollisti është i huazuar te Tottenhamit në fillim të këtij stinori nga skuadra e tij amë, Real Madrid.